• Pogradec

Fluksi i lëvizjeve në Qafë Thanë/ Situatë e qetë, mbi 5 mijë persona kanë hyrë e dalë gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 5 mijë persona kanë hyrë e kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bëjnë me dije se gjatë të premtes kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 2971 shtetas shqiptar e të huaj, teksa kanë dalë përmes kësaj pike kalimi 2077 shtetas, duke rregjistruar kështu një numër më të lartë të lëvizjeve, krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar. Pavarësisht shtimit të fluksit gjatë fundjavës situata paraqitet e qetë dhe në asnjë moment nuk janë krijuar radhë të gjata kalimi.

Rritja e fluksit të turistëve prej fillimit të muajit korrik, ka shtuar masat e policisë kufitare shqiptare dhe asaj maqedonase, për të menaxhuar situatën. Në të dy anët e kufirit janë shtuar sportelet për t’u shërbyer sa më shpejt pushuesve. Aktualisht është duke u punuar me 2 deri në sportele si në hyrje ashtu edhe në dalje, në bazë të fluksit të lëvizjeve. Burime zyrtare nga policia kufitare kanë bërë të ditur se pjesa më e madhe e atyre që kanë hyrë në vendin tonë kanë qenë shqiptarë të vendit fqinj, të cilët kanë bërë me dije se do të kalojnë fundjavën në qytete të ndryshme shqiptare. Por nuk mungojnë edhe shtetasit e huaj nga vende të ndryshme të rajonit dhe të Europës që zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *