Vitet e fundit Pogradeci ka tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj. Edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të frekuentuara përsa i përket turizmit liqenor. Pushues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të huaj kanë zgjedhur që pushimet e tyre t’i kalojnë në Pogradec. Qetësia, pastërtia dhe klima e veçantë janë ndër aryet që e kanë bërë prej kohësh qytetin liqenor një destinacion turistik të preferuar. Këtë e pohojnë edhe vetë pushuesit të cilët shprehen se këtu kanë gjetur mikpritjen e vendasve dhe çmimet janë shumë të arsyeshme.
Në Pogradec kemi takuar Rexhep Temeltas nga Turqia, i cili këtë vit ka zgjedhur të ushtrojë aktivitetin e tij me truket turke me akullore në qytetin liqenor.
Jo vetëm qyteti i Pogradecit por edhe fshatrat turistikë të Tushemishtit dhe Linit këtë vit kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj.