Historia e Borovës, fshati ku ndodhi një nga masakrat më të rënda të kryera nga nazistët gjermanë ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e luftës së dytë botërore, është përkujtuar në 80 vjetorin e saj. Mesditën e 6 korrikut të 1943, forcat gjermanë të divizionit të parë alpin të udhrëruara të marshonin nga Mali i zi në drejtim të greqisë hynë në fshat dhe i vunë zjarrin shtëpive, ndërsa vranë 107 persona civilë, ndër të cilët burra, gra, pleq pa kursyer edhe fëmijët. Mes lotësh, e kujtojnë atë ngjarje të rëndë sot, dy prej banorëve që asokohe ishin 7 vjeç. Petraq Totoni dhe familja e tij arriti t’i mbijetonte masakrës ndërsa Jorgjia Simo Lika ishte pjesë e familjes që humbi më tepër pjesëtarë. Në këtë masakër, asaj iu vranë prindrit, 2 vëllezër si dhe 2 motrat.
Në nderim të të rënëve në masakrën e Borovës në luftën për lirinë e atdheut, u organizua si çdo vit një ativitet përkujtimor në të cilin morën pjesë shumë figura të njohura, të cilët shprehën dhimbje në respekt të jetëve të humbura padrejtësisht. Në fjalën e rastit, të pranishmit shprehën edhe mirënjohjen e thellë per luftën e popullit liridashës të Kolonjës kundër pushtuesve dhe kontributin e tyre në lirinë e fituar. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Gjerman Ambasadori Gjerman në Shqipëri Piter Zingraf i cili tha se prezenca e tij sot vjen edhe si një formë e të kërkuarit falje për atë ngjarje.
Aktiviteti përkujtimor në nder të 107 martirëve që sot mbajnë titullin “Dëshmor i Atdheut”, u shoqërua me një material requem (rekuem) “Të fjeturit martirë”, frymëzuar nga vargjet e Sotir Cacit, një premierë kjo e kompozuar nga Josif Minga si dhe nga interpretimi i Kuartetit të Forcave të Armatosura të shoqëruara në piano nga Entela Kotelli, ndërsa kënduan vajzat e korit Donika dhe Flavia Zere, Erika Ahmeti, Gloria Nure dhe Ester Troja. Në këtë aktivitet përkujtimor nuk kishte si të mungonte dhe interpretimi i poemës “Këngë e drithëruar” e shkrimtarit borovar Sotir Caci kushtuar Borovës martire.