Zagradeci është një ndër fshatrat e Bashkisë Devoll që njihet për prodhimin e fasules pllaqi. Pasi emigruan drejt shtetit grek, banorët e sollën këtë kulturë për ta mbjellë dhe në tokat e fshatit ndërsa për vite me radhë, edhe tregu i shitjes ka qenë i siguruar pasi prodhimi ishte cilësor dhe i kërkuar. Kjo pasi fermerët e Zagradecit u kthyen në mjeshtër të prodhimit të saj, njohin me përpikmëri çdo proces e teknikë që nga mbjellja, vendosja e kallamave apo ujitja në formë gjarpri në mënyrë që fasulja të mbajë më shumë lagështi. Sot ata vijojnë ta kultivojnë fasulen pllaqi e cila mbetet kultura kryesore në bujqësi ku dhe është përqëndruar ekpnomia e kësaj zone, edhe pse tregu i shitjes për ta nuk është gjithnjë i sigurt.
Ndërkaq banorët që jetojnë në Zagradec, mbarështojnë edhe bagëti.
Dikur tregon një prej banorëve të fshatit, Zagradeci kishte një pamje mahnitëse nga liqeni, ndëssa punohej edhe në peshkim.
Fshati Zagradec shtrihet buzë liqenit të Prespës së Vogël rreth 10 km larg qytetit të Bilishtit.