• Lajme kombëtare

Tregu i naftës dhe konkurrenca e munguar, RTSH merr në analizë çmimet në bursë dhe kursin e USD

Importuesit dhe tregtarët e karburanteve nuk kanë lëvizur nga pozicioni i tyre i çmimeve të një litri naftë! Pavarësisht ndryshimeve që ndodhin në Bursën e Mesdheut, ku kuotohet nafta shqiptare, pavarësisht nga ndryshimet e dukshme në kursin e këmbimit të dollarit amerikan, me të cilin blihet nafta në import, çmimet në pompa nuk po ndryshojnë.

Televizioni publik e kishte lajmëruar më parë se as shfuqizimi i Bordit të Transparencës nuk do të sillte ndikime të rëndësishme për konkurrencën në tregun e karburanteve.

Ekspertët thonë se struktura e këtij tregu paraqitet shumë e ngurtë dhe nuk premton funksionimin e një konkurrence të mirëfilltë dhe efektive.

Në fillim të muajit, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar Bordin e Transparencës për naftën dhe hidrokarburet, duke eleminuar disa marzhe fitimi, që kufizonin efektin e spekulimeve të hidrokarbureve dhe tentoniun të limitonim abuzimet.

Bordi i Transparencës filloi funksionimin e vet më 12 mars të vitit të shkuar pas krizës së karburanteve të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Operatorët e këtij tregu e kishin kundërshtuar vendosjen e çmimeve nga bordi, pasi, sipas tyre, ky bord nuk u lejon fleksiblitetin e duhur kompanive.

Bordi i Transparencës këmbëngulte se i ishte përmbajtur me përpikmëri, në vendimet e tij, lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Televizioni Shqiptar ofron një analizë të hollësishme të këtij tregu. Bazuar në burime zyrtare, çmimi i naftës, sipas Bursë PLATZ të Mesdheut i referohet grafikut në tabelë. Vihen re ndryshimet në rënie të çmimit. Kjo është njëra ana e medaljes.

Ana tjetër është ky grafik zyrtar i kursimt të këmbimit USD/lekë.

Të dy këta faktorë janë të mjaftueshme për të pasqyruar në pompe çmimin në rënie të naftës. Por kjo nuk ka ndodhur! Grosistët dhe shitësit me pakicë, që në Shqipëri janë pothuajse të njëjtët, sipas një vendimit të 15 viteve më parë, vijojnë të mbajnë pothuajse të pandryshuara çmimet.

Që prej muajit mars 2022, çmimet e karburanteve dhe gazit vendoseshin nga Bordi i Transparencës, një njësi qeveritare, tashmë e shfuqizuar nga Qeveria. Tabelat kanë mbetur të njëjta, me çmimet e diktuara nga Bordi, që tregon se as që bëhet fjalë për konkurrencës në tre dhe çmime të vendosura nga kërkesa dhe oferta!

Mbase ka ardhur koha e vendosjes së një një enti shtetëror të hidrokarbureve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *