• Maliq

80-vjetori i çlirimit të zones/ Bashkia Maliq feston krijimin e çetës së parë në qarkun e Korçës.

Bashkia Maliq ka festuar 80-vjetorin e çlirimit te zonës dhe njëohësisht edhe 81-vjetorin e krijimit të çetës Gore – Opar e cila ishte çeta e parë me komandant Teki Kolanecin  në te gjithë qarkun e Korçës. Kjo çetë ishte gjithashtu edhe ndër të parat në të gjithë  Shqipërinë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e luftës Nacional Çlirimtare. Çdo vit në njesinë administrative Gorë festohet ky moment i rëndësishëm historik si shembull i vlerave patriotike dhe liridashëse . Të pranishëm kanq qenë përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, familjarë të dëshmorëve të rënë, veteranë dhe banorë të zones. Ata kanë vendosur fillimisht kurora në nderim të të rënëve e me pas festuar këtë ditë të shënuar një koncert festiv.

Kryetarja e Keshillit te Qarkut Korçq Ana Verushi në fjalën e saj përshëndetëse shpreh falenderime për banoret e zonës të cilët më anë të këngës dhe valleve kanë transmetuar vlerat patriotike që mbart kjo zonë.

Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu shprehet se kjo festë është një vlerësim për atë çka kanë bërë goraret dhe kapedanet e kësaj zone ndër vite për çlirimin e zonës.

Gora njihet si krahinë që ka nxjerrë historikisht njerez me vlera. Ata janë krenarë për origjinën dhe historinë e vendit ku lindën dhe çdo ata mblidhen e festojnë për ditën e çlirimit të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *