Ilir Xhakolli ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Pogradec në mandatin e tij të dytë. Në këtë mandat kryebashkiaku Xhakolli pasi ka falenderuar pogradecarët për besimin që i dhanë tha se do të punojmë që Pogradec të kalojë nga një qytet në zhvillim në një qytet të zhvilluar. Ka qënë prefekti i qarkut Korçë Nertil Jole ai që ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e dytë për Xhakollin.
Në mbledhjen e parë të këtij Këshilli me shumicë votash kryetare e këshillit është zgjedhur juristja Manjola Kamolli. Ajo është zgjedhur me 22 vota të socialistëve dhe aleatëve të tyre. Këshilli Bashkiak i Pogradecit përbëhet nga 31 këshilltarë, 19 prej të cilëve i përkasinë PS , 5 koalicionit BF, ndërkohë 7 mandate i përkasin partive të tjera. Kamolli në mandatin e kaluar ka mbajtur postin e N/kryetares së Këshillit. Pozicionin e nënkryetares së këshillit bashkiak të Pogradecit do ta mbajnë Albana Prifti nga BF dhe Miranda Olldashi nga PS. Në mbledhjen e parë nuk janë paraqitur dy këshilltarët e Partisë Demokratike zyrtare të cilët kishin paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tyre.