• Lajme kombëtare

Krifca: Kompanitë shqiptare do blejnë grurit vendas

Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së pare për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës. Kjo u bë me dije pas një takimi që zhvilloi, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, me përfaqësuesit e Shoqatës së Miellit si dhe Shoqatës së Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive.

Jemi dakordësuar së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, u shpreh Krifca.

Ministria Krifca nënvizoi se sfida kryesore është garantimi i grumbullimit dhe shitja e grurit tek fabrikat e miellit në vend.

Me përfaqësues të këtij sektori jemi ulur dhe kemi diskutuar gjerësisht mbi nevojat e sektorit, kapaciteteve të rezervave të grurit që kemi aktualisht, mbi nevojat që ka sektori për të blerë grurin dhe kemi dakordësuar bashkërisht që orientimi ynë primar do të jetë shitja e prodhimit vendas”, tha ministrja.

Vitin e kaluar ministrja deklaroi se u mbështetën me subvencione rreth 4 mijë fermerë me një sipërfaqe të konsiderueshme të prodhimit të grurit, teksa paralelisht fermerët u ndihmuan për punime të mekanizuara me naftë pa taksa, ndërkohë që edhe këtë vit vijoi mbështetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *