Veteranët e Skënderbeut janë shpallur fitues të turneut miqësor në futboll organizuar si një triangolare speciale ku merrnin pjesë edhe ekipi i Elbasanit me ate te Kastoriasë. Ekipi korçar ka mundur me penallti Elbasanin dhe ka fituar 2-0 me Kosturin duke fituar trofeun.
Skënderbeu kishte përzgjedhur breza të ndryshëm teksa në fushë pamë emra si Ballço, Gentian Liçi, Ilia Tërpo, Kote, Bledi Shkembi, Lako, Cipi, Vila e shumë të tjerë. Në fund të turneut Skënderbeu është shpallur fitues por organizatorët kanë dhënë kupa edhe për Elbasanin e Kosturin.
Lini një Përgjigje