Të krishterët ortodoksë luten në këtë ditë, për prehjen në paqe të shpirtit të të vdekurit. Kjo lutje shfaqet si shprehje e dashurisë krishtërore.
“E shtuna e Shpirtrave”, i ndihmon të krishterët ortodoksë për forcimin e besimit, shpresës dhe i ushqejnë me dashuri vëllazërore.
Në këtë ditë të shenjtë për ta, të gjithë të krishterët ortodoksë çojnë në kishë, një pjatë me grurë të zier, për shërbesat e përshpirtjeve (lutjet për të vdekurit).
Kokrrat e grurit simbolizojnë besimin në jetën e përjetshme. Gruri mbulohet me sheqer dhe rrush të thatë, që simbolizojnë thesaret e jetës së përjetshme me Perëndinë në qiell.
Lini një Përgjigje