• Korça

“E shtuna e Shpirtrave”

Të krishterët ortodoksë luten në këtë ditë, për prehjen në paqe të shpirtit të të vdekurit. Kjo lutje shfaqet si shprehje e dashurisë  krishtërore.

“E shtuna e Shpirtrave”, i ndihmon të krishterët ortodoksë për forcimin e besimit, shpresës dhe i ushqejnë me dashuri vëllazërore.

Në këtë ditë të shenjtë për ta, të gjithë të krishterët ortodoksë çojnë në kishë, një pjatë me grurë të zier, për shërbesat e përshpirtjeve (lutjet për të vdekurit).

Kokrrat e grurit simbolizojnë besimin në jetën e përjetshme. Gruri  mbulohet me sheqer dhe rrush të thatë, që simbolizojnë thesaret e jetës së përjetshme me Perëndinë në qiell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *