• Pogradec

Pogradeci gati për sezonin veror. Pritshmëritë për një sezon më të mbarë turistik

10 Qershori është përcaktuar si çelja e sezonit veror në Pogradec. Përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë herët dhe pritshmëritë për një sezon edhe më të mbarë janë të larta, pasi vitet e fundit Pogradeci ka tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj. Oksana Merruko, menaxhere hoteli thotë se prentotimet këtë vit kanë nisur më herët se vitet e shkuara, ato vijnë nga Kosova, Gjermania, Italia deri edhe nga Kanadaja.

Një nga elementët më tërheqës të turistëve në Pogradec krahas natyrës dhe liqenit është edhe gatimi. Fatjon Likollari prej 1 viti ka hapur një restorant në të cilin, i është përshtatur turizmit gjithëvjetor, edhe me menunë që ofron për çdo stinë.

Aktivitetet artistiko-kulturore, sportive por edhe shtrirja e turizmit nëpërmjet hartave dhe guidave edhe në zonat malore, janë format që bashkia e qytetit do të përdorë për të zgjatur ditët e turistëve në Pogradec.

Ndërkohë për këtë vit janë parashikuar edhe organizimi i eventeve ndërkombëtare me motorra, maratonë vrapi, filmi ballkanik, aktivitete këto, që pritet t’i sjellin qytetit turistë nga mbi 25 vende të botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *