Mbyllet procesi i numërimit edhe në bashkinë e Pogradecit. Ilir Xhakolli kandidat i PS me 17 996 vota merr mandatin e 2-të për drejtimin e bashkisë.
Nga ana tjetër kandidati i koalicionit bashkë fitojmë Zini Tollozhina e ka mbyllur garën me 8123.
Ajo çfarë të bën përshtypje është diferenca prej 9873 votash e Ilir Xhakollit me kundërsharin e tij politik.
Diferencë që është më e madhja në gjithë historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec. Ilir Xhakolli në zgjedhjet lokale të këtij viti ka 900 vota më shumë se në zgjedhjet lokale të 2019-ës.
Lini një Përgjigje