Lidhur me incidentin e ndodhur në Zvezdë ka reaguar kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu. Në një intervistë për RTSH Korçë Topçiu u shpreh:
“Sapo na kanë dërguar një video në rrjetet sociale ku ka patur një incident midis deputetit Edmond Spaho dhe banorëve në qendrën e votimit në shkollën e Zvezdës. Nuk kemi informacion të mëtejshëm. Ajo çfarë duket në video është një tërheqje, një dhunë që deputeti Spaho ka bërë ndaj një qytetari dhe kjo është për tu çuditur. Ne përsëri bëjmë apel qetësi dhe vetëm qetësi. Ky apel është për të gjithë banorët, edhe për simpatizantët tanë, të largohen nga çdo moment debati që mund të krijohet një incident. Ne nuk kemi interes që të krijojmë incidente apo të japim një ide të shëmtuar të zgjedhjeve tona.
Nuk kemi bërë denoncim, nuk kemi informacion të mëtejshëm për këtë. Vetëm e kemi parë dhe nuk na ka ardhur mirë, kur kemi vërejtur që ka dhunë aq më keq akoma nga një deputet i Parlamentit Shqiptar”.