Erion Isai kandidati i Partisë Socialiste në Kolonjë, është goditur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme nga një simpatizant i BF pranë fshatit Qafezez.
Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.
Nga informacionet e para mësohet kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.
Njëri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë.
Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës ndërsa është shoqëruar personi që e ka goditur.