• Maliq

Aksident i rëndë në Maliq, autobusi përplaset me kamionin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht. Mësohet paraprakisht se një autobus është përplasur me një kamion. I bllokuar ka mbetur drejtuesi i autobusit, teksa po ndërhyet nga forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e tij nga mjeti. Mësohet gjithashtu se pasagjeret janë të gjithë mirë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *