Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar.
Në këtë kanun, ashtu si dhe në disa akte të tjera qeveria vendosi rregullat e para të shtetit shqiptar, për organizimin e sistemit gjyqësor, prandaj kjo datë përkujtohet si Dita Kombëtare e Drejtësisë.
Që pas asaj kohe, sistemi gjyqësor por dhe ai i drejtësisë në Shqipëri ka funksionuar i riorganizuar në formate dhe sisteme të ndryshme, në varësi të vullnetit të klasave politike të kohës, që kanë qeverisur në vendin tonë.
Lini një Përgjigje