• Pogradec

Xhakolli projekt për sportin. “Pogradeci me ambjente të reja për shumësportet”

Kryetari i Bashkisë Pogradec Z. Ilir Xhakolli ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e pallatit të lojrave me dorë “Arefi Berberi” Ky investim mjaft i nevojshëm në këtë pallat është një bashkëfiancim me Ministrinë e Sporteve. Puna në këto ambjente përfshin shtesa katesh dhe hapsira stërvitjeje për volejboll, basketboll, kung fu, shah dhe sporte  të tjera. Deri më tani punimet kanë kaluar më shumë se 50 përqind.

Pallati i sportit nga 1 kat shtohet edhe me 2 kate të tjera si edhe bashkohet me palestrën e Gjimnazit “Muharrem Çollaku. Me ambjentet e reja shumësportëshit i jepet mundësia që të ofrojë gjithçka që është e nevojshme për stërvitjen e sportistëve dhe zhvillimin e kompeticioneve brenda kërkesave të Komitetit Olimpik Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *