Alfred Gega. Gega tha se vëmendje maksimale në programin e tij i është kushtuar ndryshimit të situatës në sektorët e bujqësisë dhe blektorisë të cilët sot janë në krizë të thellë, reduktimit të taksave vendore deri në masën 30%, mbështetjen për të rinjtë si dhe transparencës për çdo vendim.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se nevoja për ndryshim në Maliq është ulëritëse, pasi në këtë bashki prej 25 vitesh është i njëjti kryetar që premton vendosjen e një treni elektrik nga Maliqi te pylli i fazanëve.
I pranishëm në aktivitet kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi qytetarëve të votojnë ndryshimin përmes alternativës së koalicionit “Bashkë fitojmë”.