Kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 Majit Ilir Xhakolli ka zhvilluar një takim me banorë dhe anëtarë të PS në fshatin Çerravë. Kryebashkiaku i Pogradecit iu tha banorëve se në këtë fshat për 2-3 muaj përfundon rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë, ndërsa iu dha lajmin e mirë se po firmoset kontrata me firmën që ka fituar asfaltimin e rrugës kryesore.
Të tjera punë janë edhe ato me kanalizimet e ujrave të zeza, rrugët e lagjeve dhe investimi kapot në pallatet e Qershizës.
Ndërsa kryetari i PS Erion Thëngjilli bëri thirrje që në 14 Maj vota të jetë e unifikuar si për Ilir Xhakollin ashtu edhe për Partinë Socialiste.
Krahas asfaltimit të rrugës kryesore që nis këto ditë, lumi i Çerravës është një tjetër projekt që është gati të zbatohet tha Xhakolli gjatë takimit me banorët.