• Lajme kombëtare

Platforma e raportimit financiar për partitë, Celibashi: Siguron mbikëqyrje! Hohmann: Ku ka transparencë, s’ka korrupsion

Platforma elektornike për raportimin financiar nuk zgjidh një herë e mirë problematikat që lidhen me financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, por siguron mikëqyrje efikase. Kështu deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë prezantimit të kësaj platforme, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE, Christiane Hohmann.

Celibashi u shpreh se kjo platformë siguron një administrim të plotë të të dhënave të raportuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike, si ndër vite dhe sa i përket fushatave zgjedhore

Platforma synon që të mbështesë KQZ për të dixhitalizuar procesin eraportimit dhe të monitorimit financiar të partive politike. Kjo platformë nuk është mekanizmi që zgjidh një herë e përgjithmonë problematikët që lidhen me financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, por krijon mundësi të mirë për një administrim të plotë të të dhënave të raportuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike, si ndër vite dhe sa i përket fushatave zgjedhore. Në vlerësimin tonë kjo platformë gëzon të gjitha cilësit që një produkt i tillë duhet të ketë. Si dhe sa do mirëfunksionojë ngelet për t’u parë dhe besoj se pas një periudhe të shkurtër do kemi mundësi të bëjmë rregullimet enevojshme të këtij sistemi. E rëndësishme është që ky sistem është një mekanizëm shumë i mirë për këdo që është përdorues i këtij sistemi. Nuk do të jetë një sistem në radhën e atyre që promovohen me të mëdhe dhe humbasin më pas në dokumentacionet einstitucioneve, por do të jetë funksional nga tani e në vijim”, tha Celibashi.

Hohmann u shpreh se nëpërmjet kësaj platforme përmbushet një nga kushtet themelore, transparenca financiare. Po ashtu ajo deklaroi se kjo i jep mundësi edhe fuqizimit të qytetarëve, që tashme mund të kontrollojnë se çfarë ndodh. Edhe pse pranoi se kjo platformë nuk është fundi i sfidave në vendin tonë, Hohmann shtoi se megjithatë ajo do të ndihmojë edhe në luftën kundër korrupsionit pasi, siç tha ambasadorja, aty ku ka transparencë, “korruopsioni nuk ka asnjë mundësi”.

Ne po përmbushim një nga kushtet themelore, transparencën financiare. Shqipëria është vendi i parë që ka një platformë të tillë për transparencë në Rajon. Me një platformë të tillë, ne shohim një mundësi për të fuqizuar njerëzit, qytetarët që mund të kontrollojnë se çfarë ndodh. Qytetarët mund të zgjedhin bazuar se kë ata mendojnë se është kandidati më i mirë për punë. Në këndvështrimin tonë kjo është thelbësore, a do jetë ky fundi i sfidës? Jo, po për ne është një hap i rëndësishëm. Është i bazuar në transparencë, është po ashtu një element për të cilin po punojmë, të luftojmë realitetin e korrupsionit sepse me transparencë korrupsioni nuk ka asnjë mundësi. Ne duam të forcojmë besimin enjerëzve te zgjedhjet dhe kjo është një mundësi për të patur zgjedhje të lira ku ti e di se çfarë ndodh. Kjo platfmorë do jetë aty dhe për partitë politike sepse ato duhet të jenë transparente për votuesit, kjo është detyra juaj sepse duhet të tregoni se e meritoni besimin e qytetarëve”, u shpreh ambasadorja e BE.

/korca.rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *