Lufta kundër kultivimit të kanabisit, siguria publike, kujdesi për mbrojtjen e pyjeve si dhe puna për evidentimin dhe ndalimin e ndërtimeve të paligjshme u diskutuan në një takim të organizuar në Pogradec, me Prefektin e Qarkut Nertil Jole, Drejtorin Vendor të Policisë, Gjovalin Loka, Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli si dhe administratorët e kryetarët e fshatrave e drejtues të institucioneve shtetërore. Në fjalën e tij, Prefekti Jole tha se objektivi që kërkohet të arrihet, është nxjerrja e Qarkut të Korçës, nga harta digjitale e fenomenit të kultivimit të kanabisit
Nga ana tjetër, Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Korçë Gjovalin Loka, dha lajmin e mirë se në territorin e bashkisë Pogradec për vitin 2022, nuk ka patur asnjë rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Takimi vijoi me diskutime mbi luftën ndaj kësaj veprimtarie kriminale e cila është arritur falë kontrolleve të territorit dhe operacioneve të ndryshme policore por edhe sigurimit të informacionit nga raportimet e qytetarëve.