Përfaqësues së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të hapjes së Skemave kombëtare në bujqësi, kanë zhvilluar një takim informues me fermerë nga qarku i Korçës për të bërë me dije risitë e këtij viti në aplikim. Për zv ministrin Arjan jaupllari, ministria e linjës është gjithmonë në mbështetje të fermerëve për të bërë të mundur rritjen e kapaciteteve përmes mbështetjeve të vazhdueshme.
Më tej shefja e financës së AZHBR, Anida Pashollari, shpjegoi se cilat janë 10 kategoritë që mund të aplikojnë fermerët dhe në cilat përfshihen fermerët e këtij qarku në varësi të kërkesave për
secilën pikë.
Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi hapet nëdatën 20 mars për të vijuar me aplikimet deri në 11 prill.