vuajnë mungesën e fuqisë puntore, edhe në kushte kur nga viti në vit kanë rritur pagat e puntorëve. Festim Kupe një nga fermerët potencialë të kësaj fushe, thotë se nëse dy vite më parë paga ditore e një puntori ka qënë 800 lek, momentalisht paga ka shkuar në 1500 lek në ditë. Pavarësisht kësaj thotë Kupe, është e vështirë të sigurojmë fuqinë puntore, sidomos në periudhën e punëve të stinës. Në qoftëse do të vazhdojmë të rritim pagat, do të rritim koston e prodhimit thotë Kupe. Në kushte të tilla gjithnjë sipas fermerit, në mungesë të fuqisë puntore kanë qënë të detyruar të investojnë në makineri bujqësore.
Fatos Hasa dhe Bajram Bici janë të punësuar në një fermë blegtorale në fshatin Drithas. Si njëri dhe tjetri bëjnë me dije se paguhen 30 mijë lekë në muaj, shumë e cila nuk është e mjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë. Në kushte të tilla zgjidhja e vetme për ta mbetet emigracioni.
Në fushën e Maliqit operojnë 70 fermerë potencialë dhe superpotencialë të cilët merren jo vetëm me prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore, por edhe me blegtori dhe industrinë agropërpunuese, pjesa më e madhe e të cilëve vuan mungesën e fuqisë puntore. Nga ana tjetër burime pranë drejtorisë së Kujdesit Social bëjnë me dije se në bashkinë e Maliqit janë 2325 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Disa nga arsyet pse personat e papunë refuzojnë të punësohen është fakti që në bashkinë e Maliqit operojnë një numër i vogël biznesesh dhe punësimi në Korçë përbën kosto shtesë për ta për shkak të transportit. Gjithashtu po sipas të njëjtave burime, një pjesë e vendeve vakante të punës nuk përshtaten me profilet e tyre, dhe po ashtu një pjesë e këtyre personave kanë probleme shëndetësore ose i përkasin grupmoshës mbi 45 vjeç, e cila nuk preferohet nga punëdhënësit.