• Pogradec

“Shkolla e Parë Shqipe” në Pogradec. Shënohet 136-vjetori, aktivitet në nderim të kësaj date të rëndësishme

Në 14 Mars të vitit 1887 u çel “Shkolla e Parë Shqipe” në qytetin e Pogradecit, e dyta nw vend pas “Mësonjtores” së Korçës. Këtë vit shënohej 136-vjetori i kësaj date të rëndësishme që sjell në vëmendje se Pogradeci ka qenë një qytet i lëvizjes patriotike, luftës për pavarësi, kulturë e dije. Këto përpjekje të mëdha u kurorëzuan me hapjen e shkollës shqipe në Pogradec në 14 Mars 1887 e cila drejtohej nga Koço Sotiri. Në këtë kuadër Bashkia Pogradec organizoi një aktivitet në nderim të kësaj date, njëkohësisht duke respektuar e shprehur mirënjohjen për mësuesit të cilët ndër vite kanë kontribuar në arsimimin e brezave si dhe ata që vijojnë edhe në ditët e sotme.

Ish mësuesi Gjergji Gusho, i cili ka një kontribut prej 35 vitesh në arsim, thotë se roli i mësuesit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për nxënësit por për gjithë shoqërinë. Ai këshillon të gjithë mësuesit që vijojnë të jenë pjesë e sistemit arsimor, dhe ata që do të vijnë më pas, që përpara se të jenë mësimdhënës të jenë edukatorë të brezit të ri.

Kjo ditë u shoqërua edhe me një aktivitet artistiko-kulturor “Art dhe Zeje” në të cilin interpretuan nxënës të disa shkollave 9-vjeçare në Pogradec. Pjesë e aktivitetit ishte dhe një ekpozitë pikture përgatitur nga nxënësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *