• Lajme kombëtare

Ambasadori britanik në Tiranë: Duhet të luftojmë trafikantët që dërgojnë të rinjtë në Angli

Lufta kundër krimit dhe emigracionit të paligjshëm u trajtua gjerësisht në Simpoziumin Ndërkombëtar për Parandalimin e Krimit mbajtur në Tiranë me fokus gjetjen e mënyrave për të mbrojtur të rinjtë.

Gjatë fjalës së tij ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman teksa ngriti si shqetësim fenomenin e ikjes së shqiptarëve, kryesisht të rinjve, drejt Mbretërisë së Madhe me gomone tha se qeveria e tij eshte angazhuar ne projekte për të dhënë ndihmë në luftën kundër krimit të organizuar dhe zhvillimit social ekonomik të vendit

Eksplorimi i mënyrave për të devijuar të rinjtë nga kriminaliteti dhe migrimi i parregullt janë dy nga prioritetet tona kryesore. Ne duhet të fokusohemi shumë më tepër tek ata që kërkojnë të shfrytëzojnë të rinjtë, trafikantët dhe grupet e krimit të organizuar. Ato përfaqësojnë rrezik real për të rinjtë dhe i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të panevojshme dhe një cikli të pafund krimi të rëndë dhe të organizuar. Pra, si ta kthejmë këtë? Një nga gjërat më të vështira për të bërë është të injektoni shpresë. Një pjesë e përgjigjes do të jetë ndryshimi i gamës së opsioneve të disponueshme për të rinjtë”, u shpreh Duncan.

Duke vlerësuar Shqiperinë si partnere të besuar dhe aleate të mbretërisë së bashkuar, diplomati i Mbretërisë së Bashkuar lajmëroi se në 2 vitet pasuese fondet e tyre do të shtrihen në zona të tjera burimore të migrimit të parregullt me focus veriun e vendit.

Në dhjetor të vitit të kaluar Britania e Madhe dhe Shqipëria dolën me një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi e fokusuar në ngritjen e një task-force mes dy vendeve për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *