• Lajme kombëtare

30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Maturantët kanë zhvilluar ditën e sotme provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi është zhvilluar në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi është monitoruar me kamera për të eleminuar kopjimet apo edhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Burime zyrtare nga Zyra Vendore e Arsimit parauniversitar Korçë –Pustec bëjnë të ditur se këtij provimi i janë nënshtruar 838 maturantë. Provimi është zhvilluar për 2 orë e 30 minuta, prej orës 10.00 e deri më 12.30.

Në bashkinë e Korçës dhe atë të Pustecit të njëjtat burime bëjnë të ditur se janë 5 qendra për zhvillimin e provimit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 100 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime. Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit. Pra, nëse maturanti merr vlerësimin e testit në e-Albania dhe konstaton që ka një problematikë fillimisht do t’i drejtohet shkollës ku ai ka studiuar.

Pas ankimit, do të ngrihet një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe dy mësues të lëndës, të cilët do e vlerësojnë testin dhe pyetjen ku ka kontestime dhe nëse ata vërtetojnë se ka problematikë, testi do t’i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore, e firmosur dhe e vulosur nga shkolla me bar kod, duke u bërë kështu edhe rivlerësimi i testit. Pas provimit të gjuhës shqipe maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës me zgjedhje më 19 qershor.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *