• Lajme kombëtare

14 Maji/ Presidenti Begaj: Shitblerja e votës e patolerueshme, qytetarët të denoncojnë shantazhet

Zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë qenë kryefjala e mesazhit të kreut të shtetit Bajram Begaj nga Presidenca para drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të angazhuara në Vendoret e 14 majit.

Fenomeni i shit-blerjes së votës, keqpërdorimi i burimeve financiare, prishja apo manipulimit i procesit zgjedhor, sipas Presidenti, janë të patolerueshme. Ai u ka bërë thirrje kandidatëve për bashkitë, që të bëjnë një fushatë të drejtë dhe të mos përdorin urrejtjen dhe arrogancën, por respektin dhe etikën e komunikimit e të garës.

E kam të rëndësishme takimin sepse sigurimi i standardeve zgjedhore jep garanci për një proces zgjedhor të  drejtë dhe të paanshëm, që është detyrimi thelbësor ndaj vendit. Në reformën në drejtësi dhe me fillimin e negociatave., vendi ka hapur një faqe të re në historinë e demokracisë.

Proceset demokratike janë ndërtuar dhe forcuar me kontributin e çdo bashkëqytetari.

Institucionet që ju përfaqësoni kanë përgjegjësinë e menaxhimit të procesit zgjedhor sipas standardeve demokratike. Miradministrimi i zgjedhjeve duhet të përmbushë standarde të pacenueshme që zgjedhjet të mos cilësohen thjesht si më të mirat se ato të mëparshme.

Ky s’mund të jetë entuziazmi i asnjë akti institucional. Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertën e dhënë sa më qartë dhe transparente.

Subjektet e përfshira në fushatë të mos e konsiderojnë konkurrimin si denigrim ndaj njëri-tjetrit por të angazhohen në garë duke ruajtur kulturën, traditat dhe duke ruajtur mjedisin.

Etika e garës dhe komunikimit të rrezatojë qytetari dhe respekt, jo agresivitet dhe sharje. Mundësi zgjedhje, dhe jo kërcënime. Respekt, dhe jo armiqësi”, tha Begaj.

Më tej, në mesazhin e tij, Presidenti u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që më 14 Maj të ushtrojnë të drejtën e votës, dhe të denoncojë ccdo shantazh që mund t’u bëhet.

Të dashur bashkëqytetar zgjedhjet vendor ju japin mundësi të përmirësoni hapësirën  e jetesës së përditshme. Ndaj në këto zgjedhje me efekte të menjëhershme ushtroni të drejtën e votës.

Çdo intimidim dhe shantazh duhet të dënohet.

Ushtroni pushtetin e votës suaj duke përmbushur detyrimin tonë qytetar.

Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por për qytetarët shqiptarë dhe Shqipërinë.

Policia dhe institucionet duhet të reagojë ndaj çdo fenomeni që mund të cenoje procesin zgjedhor”, theksoi Begaj.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *