• Pogradec

1000 pemë në 100 ditë/ Nisma e ADZM për të ripyllëzuar zonat e dëmtuara në qarkun e Korçës

Administrata e Zonave të Mbrojtura ka filluar një nismë për mbjelljen e 1000 fidanëve të rinj në gjithë qarkun e Korçës. Ky aksion po shtrihet fillimisht në zonat e aksidentuara si dhe në ato pjesë ku bimësia është më pak e zhvilluar. Për drejtorin e ADZM, Gjergji Koki, procesi i mbjelljeve ka filluar në ekonominë e pyllëzuar në hyrje të peizazhit të liqenit të Ohrit, për të dhënë mesazhin e rëndësisë që ka rimëkëmbja e ekosistemit dhe mbi të gjitha pasurimi me sipërfaqe të pyllëzuar veçanërisht në zonat e mbrojtura.

Kësaj nisme këtë herë i janë bashkuar edhe nxënës të shkollës Gjergj Pekmezi në Pogradec. Me fondet e mbledhura nga vetë nxënësit, kanë siguruar një numër fidanësh që i kanë mbjellë në zonën e mbrojtur të Qafë Thanës.

Ky aksion mbjelljesh do të vijojë edhe në zona të tjera të qarkut të Korçës, teksa sipas planit të hartuar nga administrate e zonave të mbrojtura deri në muajin prill pritet që të ketë përfunduar i gjithë procesi i mbjelljes së fidanëve të rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *