1 Qershori në Pogradec ka ardhur i zhurmshëm me buzëqeshje, këngë dhe recitime në Odeonin e qytetit. Grupet e voglushëve të kopshteve prej orës 10 të paradites kanë nisur performancat e tyre në këtë ditë të gëzueshme për ta. Një angazhim maksimal i vetë fëmijëve dhe edukatoreve dhe qendrës arsimore në bashki për të sjellë në odeon shfaqje të vërteta. Këngë për fëmijë, kërcime, dramatizime, lojra e sigurisht me buzëqeshjen në fytyrë kanë qenë kryefjala e kësaj dite, tërësisht për ata, fëmijët, që janë edhe e ardhmja e qytetit. Ndërkoh krahas paradites aktivitete ka pasur edhe gjatë orëve të pasdites, në shesh performuan fëmijë të Qendrës Kulturore të fëmijëve por gjithashtu edhe voglushë të parashkollorit. Ishte një ditë ku gjjthësecili u ndje pak fëmijë në vetvete, por mbi të gjitha si në pak raste vëmendja ishte tërësisht tek fëmijët e vegjël.
- Pogradec
1 qershori në Pogradec/ Festa e fëmijëve vjen me një sërë aktivitetesh
Pogradec
Më shumë- Pogradec
Rritja e çmimeve në tregun imobiliar/ Pogradeci, qyteti më i shtrenjtë...
- Pogradec
Xhaçka me pensionistët në Pogradec/ Xhaçka: së shpejti zgjidhja për rr...
- Pogradec
Volejboll femra/ Trajneri Besnik Lisha premton supriza tek Pogradeci
- Pogradec