Ka nisur zbatimin programi kombëtar i zhvillimit profesional të mësuesve, i cili synon të fuqizojë mësuesit përmes trajnimeve dhe metodave inovative të mësimdhënies. Programi është hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në bazë të nevojave që janë identifikuar tek punonjësit në sitemin arsimor.
Programi gjithashtu përfshin një kornizë të re të kualifikimit për mësuesit, duke u ofruar atyre mundësinë të zhvillohen profesionalisht dhe të përmirësojnë praktikat e tyre mësimore.
Ky program kombëtar i iniciuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen si bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe universiteteve publike në vend përmes Qendrave të Formimit të Vazhduar. Programi do të shtrihet deri në vitin 2025.