• Raportime

Zgjerohet rrjeti i SmartLabs/ Manastirliu: Edhe 654 shkolla me laboratorë informatike

Edhe 654 shkolla të tjera në vend do të pajisen me laboratorë informatike, nga 216 të tillë që janë gati këtë vit shkollor. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në një prej shkollave të Tiranës, ku e ka shoqëruar edhe kryeministri Rama. Ky investim është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e programit të kodimit dhe integrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në kurrikulën e re shkollore për 35 mijë nxënës të arsimit fillor. Ky investim në infrastrukturën digjitale sipas Ministres Manastirliu është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit që ecën dhe zhvillohet paralelisht me trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve në aftësi digjitale.

Sipas ministres këtë muaj do të nisë edhe trajnimi i 400 mësuesve të arsimit fillor, ndërsa Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve synon të trajnojë rreth 16 mijë mësues për metodat më efektive të mësimdhënies. Investimet në infrastrukturën digjitale dhe trajnimin e mësuesve janë të rëndësishme për të përgatitur nxënësit për sfidat e shekullit XXI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *