Eleina Qirici është një prej kandidatëve për kreun e degës së Partisë Demokratike të Rithemeluar në Korçë. Pedagoge në universitetin Fan Noli me një karrierë të gjatë akademike, ish deputete dhe pjesë aktive e kësaj force politike prej 12 vitesh, ka vendosur të kandidojë për kreun e PD në degën e Korçës, duke pranuar të drejtojë një strukturë që gjendet ndoshta në situatën më të vështirë të saj për nga ana organizative dhe funksionale, pas 33 vite ekzistence.
Organizimi kapilar i degës së Korçës për ta kthyer në një strukturë qeverisëse e funksionimi i saj me një fizionomi europiane janë disa nga objektivat e saj.
Të dielën e 26 majit anëtarët e degës së Partisë Demokratike të Rithemeluar në Korçë janë të thirrur të votojnë për të zgjedhur kreun e tyre.