• Korça

“Zëri i shpirtit tim”/ Enkeleda Sovjani sjell librin e parë me poezi

“Zëri i shpirtit tim” titullohet libri i parë me poezi i krijueses Enkeleda Sovjani, i cili është promovuar sot nga Klubi i Shkrimtarëve Bota e Re në Korçë. Një libër që sjell për lexuesin përjetimet shpirtërore të autores në tema të ndryshme sociale. Gjithçka në këtë libër i shëmbëllen një rrugëtimi ku është e mundur të gjesh ndalesën e dashurisë, të pritjes, të mallit, lidhjen e nënës me birin e saj, pasionin për jetën dhe meditimin për lumturinë:

Enkeleda Sovjani përmes poezive të saj na udhëheq përtej të dukshmes, drejt kufijve të një bote ku hyhet me kodin që vetëm arti mund të japë, për të përjetuar më pas të bukurën dhe intimen që i gjen në poezitë e këtij libri të ri:

Në promovimin e librit morrën pjesë të afërm e miq të autores, por edhe artistë, shkrimtarë e dashamirës të poezisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *