Skënderbeu ka bërë një nisje jo fort të mirë të sezonit pasi në dy jave të luajtura kampionat, korçarët kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë. Pavarësisht kësaj, ikona e Skënderbeut, Dhimitraq Xhambazi është optimist se bardhekuqtë do rikuperojnë gjatë javëve në vazhdim si në lojë ashtu edhe në pikë.
Në fjalën e tij ikona e sulmit bardhekuq u shpreh gjithashtu se skuadra është e kompletuar dhe mund te pretendoje edhe ketë sezon të jetë mes 4 skuadrave më të mira të kampionatit.
Ne fund Xhambazi është shprehur i kënaqur që futbolli shqiptar është rikthyer në RTSH dhe sportdashësit mund ta ndjekin pa pagesë.
Skënderbeu ka barazuar 1-1 në javën e parë të kampionatit kundër Elbasanit dhe është mundur në kryeqytet 2-1 nga Partizani duke marrë vetëm 1 pikë në këto dy javë të para të kampionatit.