• Sport

Volejboll për femra, Lushnja-Skënderbeu. Të shtunë luhet ndeshja e fundit e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar

Skënderbeu në volejboll për femra këtë javë luan në tranfertë me Lushnjën, skuadër e cila ndodhet në vendet e fundit në renditje, por kjo nuk do të thotë se trajneri Orlando Koja, nuk do ta vlerësojë këtë ndeshje. Madje ka shumë gjasa që Koja të ketë një gërshetim të lojtareve titullare me ato të stolit edhe për tu dhënë më shumë hapësirë këtyre të fundit.

Pas kësaj ndeshjeje mbyllen takimet me vajtje-ardhje, ndërkohë që Kampionati fillon e bëhet më interesant në fazën e play-off-it kjo për faktin sepse katër ekipet e renditura më mirë do të luajnë edhe njëherë tjetër së bashku, me një formulë të parashikuar që në fillim të sezonit. E thënë ndryshe vendi i parë me skuadrën e renditur në vendin e 4-tërt ndërkohë që vendi i dytë luan me vendin e tretë. Dy ekipet fituese të kësaj faze do të diskutojnë finalen e madhe për titullin kampion. Trajneri Orlando Koja ka ripërsëritur edhe njëherë objektivin kryesor të këtij sezoni për të mbajtur titullin në Korçë.

Para se të mbërrijë momenti i finaleve trajneri Orlando Koja nuk e fsheh faktin se është i interesuar për ndeshjen Partizani-Tinana, takim i cili përcakton skuadrën e vendit të parë. Një fitore e Tiranës ndaj Partizanit e ngjit skuadrën korçare në krye të renditjes, ndërsa fitorja e Partizanit e lë këtë ekip në vendin e parë. Ndeshja Lushnja-Skënderbeu do të luhet nesër në orën 14:00 në kryeqytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *