Edhe të dielën të rinjtë kanë dhuruar spektakël në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës me performancat e tyre në “Rin Show”. Për herë të parë këtë vit kanë marrë pjesë në këtë spektakël rinor edhe gjimnazistët e Pogradecit dhe Kolonjës.
Programi i gjimnazistëve të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Ersekë ka qënë i pasur me numra artistikë modernë por nuk kanë munguar edhe elementë të trashëgimisë kulturore.
Në këtë edicion të 15-të të “Rin Show” organizuar nga Bashkia Korçë, pjesmarrja e gjimnazistëve nga bashkitë e tjera është mbështetur nga Këshilli i Qarkut Korçë.