Ulja e temperaturave në juglindje të vendit vijon të sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat e thella malore. Pesë fshatra në njësinë administrative Gorë në bashkinë Maliq janë ende të bllokuara për qarkullimin e mjeteve. Por sipas administratorit të kësaj njësie, Nazmi Qose në dy prej këtyre fshatrave është bërë e mundur hapja e gjurmës së rrugës dhe aktualisht në to mund të kalohet me vështirësi dhe me përdorimin e zinxhirëve. Ndërkohë po punohet edhe në tre fshatrat e tjerë të njësisë Gorë për hapjen e rrugëve. Edhe në njësinë administrative Dardhas në Pogradec është duke u punuar për hapjen e rrugëve, por situata edhe për shkak të trashësisë së madhe të borës është tepër e vështirë. Kalimi në këto akse është i mundur vetëm me mjete të larta, edhe ato të pajisura me zinxhirë. Qarkullimi me zinxhirë bëhet edhe në fshatra të Devollit të Sipërm, në fshatra të Lekasit në Korçë si dhe në aksin Shtyllë Panarit. Ndërkohë drejt fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës ashtu si edhe në të gjitha akset nacionale të qarkut të Korçës kalimi kryhet pa probleme, por rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëjnë të ditur se të gjtiha problemet me energjinë elektrike të një dite më parë në zona të Pogradecit dhe Ersekës janë zgjidhur dhe se aktualisht nuk ka mungesa në furnizim.
- Korça
Vijojnë ngricat në qarkun e Korçës, disa fshatra të thellë ende të bllokuar nga bora
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça