Është shfaqur në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë premiera e një prej veprave më të bukura të dramaturgjisë botërore “Vasha Zheleznova”, nga Maksim Gorki. Është regjisori Enke Fezollari i cili pas një pune të gjatë me trupën e Korçës, por edhe me të tjerë aktorë të njohur, e ka sjellë këtë vepër në skenë për herë të parë në Shqipëri. Hera e fundit që është vënë në skenë një vepër e Gorkit ka qenë viti i largët 1962.
Kjo vepër ka në qendër një nënë së cilës i duhet të kujdeset për biznesin por edhe për fëmijët e saj të cilët nuk e duan punën por kërkojnë vetëm të marrin pasurinë e të largohen. Vepra sjell mesazhe të forta por edhe shumë humor, ndërsa është mirëpritur e duartrokitur mjaft nga publiku.