Nëse keni mungesë hekuri, mund të ndihmoni në plotësimin e tij përmes dietës suaj. Nivelet e ulëta të hekurit, është një problem që mund të prekë këdo.
Ajo që është e rëndësishme është të konsultoheni me një mjek që mund të hetojë situatën, të kuptojë shkakun dhe të ofrojë një zgjidhje. Nga pikëpamja dietetike, disa ushqime mund të ndihmojnë shumë në këtë drejtim.
Mish viçi dhe derri- Një mbidozë e mishit të kuq mund të mos jetë e shëndetshme (kini kujdes për kolesterolin!), por konsumimi i matur i viçit ose derrit mund të sigurojë doza të mira hekuri.
Mishi i qengjit dhe i kalit- Ndër ato që klasifikohen si mish i kuq dhe i pasur me hekur janë mishi i qengjit dhe i kalit.
Mishrat e bardhë- Ndër ushqimet që përmbajnë sasi më të madhe hekuri janë edhe disa mishra të bardhë. Veçanërisht rekomandohen mishi i pulës, gjelit të detit dhe shpendëve.
Krustacet dhe molusqet- Ata që kanë mungesë hekuri dhe duan të ndihmojnë veten me ushqim, gjithashtu mund të gjejnë aleatë të vlefshëm te krustacet dhe molusqet.
Peshku- Përveç mishit, disa lloje peshqish janë të pasur edhe me hekur. Këto përfshijnë ton, troftë, merluc, sardele dhe açuge.
Marule- Duke u kthyer te perimet, perimet me gjethe jeshile, si marulja, janë të pasura me hekur.
Frutat e thata- Frutat e thata janë gjithashtu të pasura me hekur. Në veçanti preferohen arrat, lajthitë, bajamet dhe fëstëkët.
Bishtajoret- Bishtajoret janë të pasura me hekur. Këto përfshijnë fasulet, qiqrat dhe thjerrëzat.