• Korça

“Urdhëri Olimpik” për Pavlina Evron/ Kampionja e atletikës shqiptare nderohet me titull nga KOKSH

Pavlina Evro një nga emrat e mëdhenj të atletikës shqiptare është nderuar me “Urdhërin Olimpik”. Ky titull i është dorëzuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli gjatë një ceremonie të veçantë të mbajtur këtë fundjavë.

Që në moshën 14 vjeçare Pavlina Evro filloi të vendoste rekorde për klubin sportiv Skënderbeu, e më pas për gati një dekadë mbizotëroi skenën e garave në Shqipëri, por edhe të aktiviteteve ndërkombëtare, duke marrë medalje të shumta. 

Pas vlerësimit Evro është shprehur se ky titull mbart brenda tij punën e një brezi të tërë, të cilët garuan bashkë me të për rezultatet e larta të nivelit ndërkombëtar.

Për arritjet e saj, Pavlina Evro është nderuar me tituj e medalje të shumta, si “Mjeshtre e Merituar e Sportit”, “Nderi i sportit shqiptar”, “Qytetare nderi e qarkut dhe e qytetit të Korçës”, ka marrë titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës” në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 është nderuar me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndereut”. Gjithashtu Evro mban titullit “Qytetare nderi e Nicës në Francë” të fituar gati 40 vjet më parë, kur ajo e çoi atletikën shqiptare në majat më të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *