Perspektivat e zhvillimit të turizmit rajonal si një sfidë e së ardhmes ishte qëllimi i takimit në një tryezë të rrumbullakët që u zhvillua në mjediset e Këshillit të Qarkurt Korcë . Përfaqësues të pushtetit vendor, operatorë turistikë, sipërmarrës hotelesh , guida turistike, përfaqësues të UNIKO dhe mediave locale diskutuan mbi atë cka ofron rajoni i Korcës për turistët vendas e të huaj dhe cfarë duhet përmirësuar në të ardhmen si një domosdoshmëri për turizëm të qëndrueshëm.
Sipas Nexhipit , trajnimi në fushën e bujqësisë për 20 të rinj bletërritës do të ishte një tjetër projekt dobiprurës për zhvillimin e turizmit., realizimin e festivaleve folklorike rajonale dhe konferencave shkencore qe janë parashikuar për tu zhvilluar vitin e ardhshëm nga Këshilli i Qarkut.
Sipërmarrësit në takim identifikuan problemet që duhen përmirësuar dhe që kërkojnë angazhimin e të gjitha strukturave.
Përgatitja e një pakete turistike, vazhdimi i pjesëmarrjes në panaire komb\ëtare e ndërkombëtare, përmirësimi i transportit rrugor për të qënë i aksesueshëm në të gjitha zonat turistike të rajonit të Korcës dhe bashkëpunimi me mediat locale ishin disa nga detyrat që ndau ky takim për të gjithë aktorët pjesëmarrës në funksion të turizmit rajonal.