• Raportime

Tre projektet për stadiumin e ri të Skënderbeut, fituesi shpallet në orën 16:00

Në Korçë ka nisur gara për stadiumin e ri që do të ndërtohet, teksa ditën e sotme janë zbuluar dhe tre projektet. Projekti i parë erdhi nga “ARCHEA”, i cili solli idenë e krijimit të një parku mjaft të madhe dhe të lidhet me bulevardin që lidhet me katedralen.

Një stadium që mban një kapacitet prej 10 mijë njerëzish dhe që gjithashtu mund të përfshijë aktivitete ditore, si dyqane, lokale, restorante etj. Stadiumi është në formën e një katedrale. Është tërësisht i mbuluar dhe tifozët nuk do të lagen dot nga shiu kur ndjekin ndeshjet. U theksua që gjithashtu në këtë projekt mund të ketë hotele, sheshe dhe apartamente.

Projekti i dytë erdhi nga studio “CEBRA”. Kjo studio solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga ndërtesa dhe me një numër sheshesh të vogla. Gjithashtu brenda projektit do të ketë hotele, dyqane, lokale etj. dhe jo vetëm.

Projekti i tretë erdhi nga “RICARDO BOFILL”, i cili solli një ide me një stadium në stilin e një ndërtese. Ata sollën idenë e një qyteti të vogël të ndërtuar rreth stadiumit, ku do të përmbante gjithashtu hotele, apartamente, parqe, fusha dhe pishinë për aktivitete të ndryshme ditore. Fituesi i këtij projekti do të shpallet po ditën e sotme, në orën 16:00

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *