Reshjet e shpeshta të shiut kane sjellë shfaqjen e një sërë sëmundjesh dhe dëmtuesish në drufrutorët. Kjo ka detyruar fermerët që për të mbrojtur prodhimin, të shtojnë numrin e trajtimeve kimike në pemë. Por me rëndësi, sipas Specialistit të Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, NevjonTelha është kryerja e këtyre trajtimeve në kohën e duhur për të dhënë efektin e dëshiruar.
Sa i takon shërbimeve të tjera që duhen kryer në pemtore në këtë periudhë, Telha thotë se me rëndësi është dhe ajo për luftimin e krimbit të mollës, trajtimi me ushqyes si dhe procesi i rallimit.
Tashmë fermerët e Qarkut të Korçës e kanë më të lehtë të diagnostikojnë rrezikun që i shfaqet pemtores nga sëmundjet thotë Telha, kjo sipas të dhënave mbi praninë e lagështisë si edhe dëmtuesve të siguruara nga Qendrat e Diagnozë-Sinjalizimit.
Janë 4 qendra të prognozë-sinjalizimit në pikat potenciale të prodhimit të mollës, në fshatrat Mollaj, Zvirinë, Progër si edhe tek ambjentet e Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korcë.