Fermerët kanë kryer disa prej trajtimeve dimërore në pemtore ndërsa vijon puna për trajtimet e dyta kundër fazave dimëruese të sëmundjeve e dëmtuesve. Specialisti i Sektorit të pemtarisë në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Nevjon Telha këshillon përdorimin e preparative me bazë bakrin.
Telha këshillon gjithashtu fermerët që t’i referohen të dhënave që përftohen nga stacionet e prognozë sinjalizimit mbi praninë e lagështisë si edhe dëmtuesve për të kryer në kohë, trajtimin e duhur.
Përmes përdorimit të informacionit të duhur nga qendrat e prognozë sinjalizimit, synohet që të ulet numri i trajtimeve kimike pasi kryhen në kohën e duhur, duke ulur kështu edhe koston e prodhimit për fermerin.