• Korça

Trajnimi “ELNEK” mbi kujdesin Paliativ. Përmirësimi i shërbimit të ofruar për pacientët në fazat terminale

Trajnimi ELNEK është zhvilluar për 3 ditë në qytetin e Korçës. Lektorët nga SHBA, të këtij trajnimi që vjen si një iniciativë ndërkombëtare me qëllim për përmirësimin e kujdesit paliativ në të gjithë botën, kanë pranuar me kënaqësi ftesën e bërë nga Qendra e Kujdesit Paliativ “Mary Potter” në qytetin e Korçës, ku trajtohen pacientë në fazat terminale, për të ofruar eksperiencën e tyre në këtë fushë.

Gjatë 3 ditëve të trajnimit, u diskutuan disa module, si ai për menaxhimin dhe vlerësimin e dhimbjes, sfidat dhe rastet që kanë trajtuar, menaxhimin e simptomave, kujdesin paliativ pediatric, rëndësinë e komunikimit me pacientët dhe familjarët, kujdesin paliativ geriatric, etj. Për Xhudit Peis, Drejtore e Programit të Dhimbjes së Kancerit në Divizionin e Hematologjisë-Onkologjisë dhe një Profesor Kërkimor i Mjekësisë në Universitetin Northëestern, ishte kënaqësi të ndodhej në Korçë për të shkëmbyer eksperiencat me kolegët shqiptarë.

Qendra “Mary Potter”, synon përmirësimin e gjendjes fizike, psiko-sociale dhe shpirtërore për pacientët në fazën terminale, si dhe lehtësimin e familjarëve apo kujdestarëve të tyre nga përkujdesi për ta. Kujdesi paliativ  në qytetin e Korçës, i ka fillesat e tij prej viti 1993 nga  motrat “ Mary Potter” dhe vazhdon të ofrohet nga një skuadër  interdisiplinare  në  këtë Qendër.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *