• Korça

Tradita e punimeve të dorës në Korçë, rritet interesi i fëmijëve për të mësuar

Qyteti i Korçës është mjaft i njohur për traditën e punimeve të dorës, një traditë që është trashëguar ndër breza deri në ditët e sotme nga nënat te bijat. Punimet me grep, me shtija, apo qëndisje i gjen gjithandej në shtëpitë korçare, e tashmë edhe në ambjente të ndryshme si lokale e restorante. Këto punime tashmë janë duke u mësuar edhe nga brezi i ri nëpërmjet kurseve që ofrohen nga Qyteza e Fëmijëve, aty ku instruktorët shprehen se interesi për punimet e dorës po vjen gjithnjë në rritje.

Edhe për vetë fëmijët këto punime janë mjaft interesante dhe ata mundohen të mësojnë sa më shumë punime tradicionale të cilat i vendosin edhe në funksion të jetës së tyre të përditshme.

Ruajtja e traditës së punimeve të dorës dhe përcjellja te brezi i ri është një tjetër vlerë e shtuar për qytetin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *