Korça renditet ndër Qarqet me shifrat minimale të të prekurve nga HIV/AIDS por edhe SST-të ndër vite. Kjo ka ardhur edhe falë ndërgjegjësimit më të lartë nga viti në vit për t’iu nënshtruar testimit për këto sëmundje vdekjeprurëse. Vitin që shkoi u shënua vetëm një rast më HIV/AIDS ndërsa Qendra e Testim Këshillimit për HIV/AIDS dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme punon me fushata sensibilizuese në popullatë dhe në institucionet arsimore.
Sterjo shpjegon se në fokus janë kryesisht grupet e riskut ndërsa shton se janë femrat ato që kryejnë testimet më të shpeshta.
Në muajt e parë të këtij viti, janë bërë mbi 20 testime për këto sëmundje. Apeli që vjen nga Institucionet shëndetësore është për më shumë kujdes dhe kontrolle periodic për parandalimin e infektimit.