• Korça

Teqeja e Melçanit shtron iftar. Të pranishëm personalitetet të ndryshme dhe besimtarë

Në kuadër të Natës së Kadrit, Teqeja “Baba Abdulla” në Melçan të Korçës, shtroi një darkë iftari për besimtarët bektashinj dhe jo vetëm, të cilët në emer të besimit ndaj Zotit po kryejnë sakrificën e Agjërimit.

Të pranishëm në tryezën e iftarit ishin edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të pushtetit vendor, medias, drejtues institucionesh, si dhe personalitete të ndryshme të qytetit të Korçës. Kleriku i teqesë së Melçanit, Dervish Hasan Proko, në fjalën e tij përshëndetëse ka thënë se ky është muaji i Kuranit, muaji i mëshirës, paqes dhe solidaritetit njerëzor.

Një urim për besimtarët bektashinj për muajin e bekuar të Ramazanit, ka dhënë edhe Dom Rikardo Skorsone, Klerik i Kishës Katolike në qytetin e Korçës.

Gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, sofra e iftarit është bërë simbol i bashkimit, pajtimit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, ku bëhen bashkë jo vetëm besimtarët, por edhe komunitetet fetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *