Perberesit:
2 kungulleshka
2 kastravecë
500 gr kos
Koper
Nenexhik
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Piper i kuq
Pergatitja:
Vendosim fillimisht një tenxhere me ujë të vlojë, shtojmë më pas pak kripë dhe vendosim fetat e kungulleshkave me gjithë lëkurë të ziejnë për 5-7 minuta.
Ndërkohë qërojmë kastravecin dhe e presim në copa të vogla. Grijmë gjethet e nenexhikut dhe të koprës.
Vendosim më pas në një enë përbërësit e thatë: kastarvec, kungulleshkat, erëza, kripë dhe piper.
Më pas shtojmë kosin dhe vajin e ullirit. I kalojmë të gjithë përbërësit në blender dore dhe e kthejmë supën në krem.
E servirim më pas supën e ftohtë duke e dekoruar me disa feta të holla kastraveci dhe disa degë koperi.